3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Badovci do të Pastrohet nga Ujërat e Zeza

Më të lexuarat

Ujërat e zeza të cilat deri më tash janë derdhur në liqenin e Badovcit do të trajtohen dhe procesi i pastrimit të ujit do të jetë më i lehtë falë projektit prej 1.5 milionë eurosh të Komunes së Prishtinës, Ambasadës Çeke dhe Qeverisë së Kosovës.
 
Ambasadori çek në Kosovë Ivo Šilhavý si njëri nga donatorët tha se ky projekt ngrit kualitetin e ujit në Liqenin e Badovcit.
 
“Nga prespektiva ime përfituesit e këtij projekti janë qytetarët e zakonshëm të Prishtinës të Graçanicës dhe të gjithë këtij regjioni. Qytetarët e zakonshëm janë njerëzit që ne duam t’i ndihmojmë në ngritjen e kualitetit të jetëve te tyre,” u shpreh ambasadori çek.
 
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani tha se impiantet që do të vendosen këtu përveç që do e pastrojnë ujin, do tu shërbejnë banorëve edhe për diçka tjetër.
 
“Ky impiant dhe ky projekt do të ndihmojë që vetëdijësimi i banorëve të kësaj ane të rritet për rëndësinë e mjedisit,” tha Agani.
 
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti foli për çmimin e projektit që pastron Badovcin nga ujërat e zeza.
 
“Rreth 700 mijë euro do të kushtojë impianti që do të trajtojë ujërat e zeza që financohet nga Qeveria dhe Republika Çeke, ndërsa e kemi edhe pjesën e Komunës së Prishtinës e cila do të kushtojë rreth 800 mijë euro ku do të ndërtohen 22 km kanalizim,” u shpreh Ahmeti.
 
I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Graçanicës Vladeta Kostiq, i cili tha se uji i pijshëm nuk është problem vetëm në Kosovë por në gjithë Ballkanin.
 
Ai e cilësoi Badovcin njërën prej pikave më të rëndësishme të furnizimit me ujë në gjithë regjionin.
 
Përurimi i këtij impianti u bë nga të gjithë donatorët, kryetari i Komunës së Graçanicës, përfaqësues nga opozita e Prishtinës dhe drejtori i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit