1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kardavi: Ndaj Turqisë zhvillohen fushata të qëllimshme

Më të lexuarat

Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Jusuf Karadavi dënoi ashpër fushatat dhe deklaratat që bëhen kundër Turqisë
 
Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Jusuf Karadavi dënoi ashpër fushatat dhe deklaratat që bëhen kundër Turqisë në lidhje me ngjarjet armene të vitit 1915.
Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të unionit Karadavi shkruan kështu:

“Ne japin përkrahjen e plotë Turqisë, e cila është një vend myslimanë, e zhvilluar dhe e drejtë në qëndrimin e saj përballë rrymave qëllimkeqe që si objektiv marrin rolin moral të saj në arenën ndërkombëtare”.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se përveç shtrembërimit të historisë dhe manipulimit me numrin e të armenëve të vdekur në ngjarjet e vitit 1915 neglizhohet edhe numri i myslimanëve të cilët humbën jetët e tyre në këto ngjarje.

“Dëshmia më e madhe se këto pretendime nuk janë asgjë tjetër veç se gënjeshtra është mospranimi i thirrjes së bërë nga ana e Turqisë për studimin e arkivave në lidhje me këto ngjarje nga ana e historianëve të pavarur dhe të ndershëm dhe publikimi i rezultateve të këtyre studimeve”, thuhet në mes tjerash në deklaratë.

“Historia nuk harroi ushtarët evropianë, të cilët kryen masakra në Jerusalem dhe Damask gjatë fushatave të kryqëzatave. Edhe masakrat e kryera ndaj myslimanëve të Andaluzisë (Spanjë) janë ende në kujtime. Bota sot dëshmon represalieve që Izraeli kryen ndaj popullit të pafajshëm palestinezë”, shkruan Karadavi në deklaratën e tij.

Karadavi krahas masakrave të kryera ndaj myslimanëve në Guantanamo dhe Ebu Garib rikujtoi edhe masakrat ndaj myslimanëve që kryhen në Mianmar dhe Republikën e Afrikës Qendrore. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit