1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjykata ushtarake izraelite shqiptoi dënim me burg për palestinezin 13-vjeçar

Më të lexuarat

Një gjykatë ushtarake në Izrael ka shqiptuar dënim me burg prej një muaji për palestinezin 13-vjeçar Senad Muhammed Mukbil, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë theksoi se me shqiptimin e aktvendimit iu dha fund gjykimit të palestinezit të mitur Mukbil në gjykatën ushtarake Ofen në Bregun Perëndimor të okupuar.

Në njoftimin theksohet se gjykata izraelite dënoi të pandehurin e mitur me 31 ditë burg dhe një gjobë prej 2.000 shekelësh (620 dollarë).

Emani Sarahne i Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë tha se Mukbil u akuzua për hedhjen e gurëve mbi makinën e një koloni izraelit në qytetin Beit Ummar në El-Halil (Hebron).

Sipas institucioneve palestineze, aktualisht ndodhen 4.650 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite, përfshirë 180 të mitur, 39 gra dhe 500 të paraburgosur administrativë të cilët janë në burg pa akuza zyrtare.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit