-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arabët ndërtojnë spital të fëmijëve në Kosovë

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesia e Tij, Saeed Eid Al Ghafli, nënshkruan sot në Abu Dhabi marrëveshjen për një donacion prej mbi 22 milionë euro për ndërtimin e një Spitali të ri Pedriatik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në ceremoninë e nënshkrimit, të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Imet Rrahmani dhe drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor të Abu Dhabit, Shkëlqesia e Saj, Maha Taysir Barakat.
 
Presidentja Jahjaga theksoi se ky spital tejet i nevojshëm për shëndetin e fëmijëve në Kosovë do të ndihmojë që të përmirësohet përkujdesja për fëmijët e Kosovës. Presidentja falënderoi në emër të popullit të Kosovës Lartmadhërinë e Saj për këtë ndihmë zemërgjerë për fëmijët e Kosovës duke u zotuar që kjo klinikë do ta mbajë me krenari emrin e saj.
 
Klinika e re do të fillojë të ndërtohet gjatë verës së këtij viti dhe pritet që projekti i tërësishëm i spitalit të përfundojë brenda 1 viti.
 
Projekti përfshin specializime në shërbime shëndetësore të porsalindurve, ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji, dhe mjekësi emergjente.
 
Presidentja Jahjaga po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjatë ditës së djeshme, ajo arriti marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe EBA, që shënon një faqe të re dhe shumë të rëndësishme të marrëdhënieve bilaterale, në interes të ndërsjellë në fusha të ndryshme. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit