3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arabia Saudite kërkon ndërmjetësim, Jimmy Carter në Gaza do të takohet me Hamas dhe Fatah

Më të lexuarat

Sipas burimeve të sigurta, që nuk janë identifikuar, Ish-presidenti i SHBA-ve Jimmy Carter do të hyjë në Rripin e Gazës përmes vendkalimit kufitar Erez, që është i kontrolluar nga Izraeli
 
Vizita e ish-presidentit amerikan Jimmy Carter në Gaza e cila është paralajmëruar për të enjten, më 30 prill do të ketë për qëllim edhe ndërmjetësimin në mes të fraksioneve rivale palestineze Hamas dhe Fatah, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas një burimi të sigurt të pa identifikuar, Carter thuhet se kohët e fundit u takua me zyrtarë të Arabisë Saudite, ku ai propozoi ndërhyrjen e tij në pajtimin midis fraksioneve, dhe ishte miratuar nga Riadi zyrtar.
 
“Qeveria saudite ka filluar përgatitjet për ndërmjetësim mes fraksioneve palestineze për të nënshkruar ‘Marrëveshjen e Mekës'”, tha burimi për AA.
 
Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdul Aziz në 2007 kishte ndërmjetësuar për marrëveshjen e parë në Mekë midis Fatahut dhe Hamsit e cila çoi në krijimin e një qeverie të unifikuar palestineze, por jetëshkurtër.
 
Qeveria e përbashkët u shpërbë dy muaj më vonë, pas konfliktit mes fraksioneve e cila rezultoi me kontrollin e Hamasit mbi Rripin e Gazës.
 
“Qeveria saudite kërkon garanci nga Fatahu dhe Hamasi, si dhe seriozitet për pajtim para fillimit të negociatave”, shtoi burimi, duke theksuar se Carter kohët e fundit ishte për vizitë në Katar, ku u takua me liderin e Hamasit, Khaled Meshaal. Ai thuhet se atëherë ka konfirmuar se grupi i tij është i gatshëm të negociojë seriozisht me Fatahun.
 
Carter do të vizitojë të enjten Gazën, siç pritet, përmes kalimit kufitar Erez, i cila është nën kontroll të Izraelit.
 
Kreu i policisë kufitare palestineze, Maher Ebu Sabha për Anadolu Agency (AA) ka konfirmuar se Carter do të vijë i shoqëruar nga një delegacion. Vizita e Carter, konfirmohet edhe përmes botimit në të përditshmen izraelite Ynet. Gjithashtu theksohet se Carter do të jetë në Izrael më 30 prill për një vizitë tre ditore.
 
“Izraeli zyrtarisht e ka bojkotuar vizitën e Carter, i cili vjen më 30 prill në vizitën tre ditore, megjithatë, ai nuk do të lejohet për të kaluar në Rripin e Gazës”, theksohet më tej.
 
Carter vizitoi Gazën edhe në vitin 2009, ku u takua me anëtarë të lartë të Hamasit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit