0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presheva goditet nga katastrofa natyrore, kërkohet ndihmë nga Shqipëria dhe Kosova

Më të lexuarat

Krahas evidentimi të dëmeve ka nisur dhe mbledhja e fondeve  financiare. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani thotë se ka kërkuar mbështetje financiar nga qeveria e Serbisë, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria.

“Për të përballuar këtë situatë të vështirë për komunën e Preshevës dhe për banorët e prekur nga vërshimet, kërkova ndihmë nga Qeveria e Serbisë. Po ashtu për ndihmë komunës dhe qytetarëve tanë iu drejtova me shkrim edhe kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti si dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, shprehet Sinani.

Ndërkohë deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se ka pasur dëme në infrastrukturë, biznese familjare dhe shtëpi ndaj ka bërë thirrje për ndihmë.

“Preshevës i nevojitet ndihmë. I duhet përkrahje. Inkurajoj të gjithë përfaqësuesit institucional në Kosovë e Shqipëri, t’i gjinden pranë Preshevës dhe qytetarëve të saj. Katastrofat natyrore nuk mund t’i ndalim edhe sikur të bëhemi gjithë bashkë. Por solidarizimin dhe mbështetjen konkrete për riparimin e gjendjes së shkaktuar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve të dëmtuara, mundemi! Tirana, kryeqyteti jonë i përbashkët, bëri hapin e parë. Faleminderoj kryebashkiakun Veliaj. Le të bëhemi bashkë të gjithë. Të jemi pranë Preshevës e me Preshevën”, shprehet Kamberi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit