3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Turqia mirëpret vendimin e OKB-së mbi komisionin për të hetuar shkeljet e Izraelit

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë mirëpriti rezolutën e miratuar dje nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (HRC) në sesionin special mbi Palestinën për të krijuar një komision ndërkombëtar të pavarur për të hetuar shkeljet e Izraelit ndaj ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të drejtave të njeriut në territorin e Palestinës së okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se është mirëpritur vendimi i HRC-së për krijimin e një komisioni të pavarur ndërkombëtar për të hetuar shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut të kryera nga Izraeli në territoret e okupuara palestineze.

“Ky vendim i HRC-së ka për qëllim përgjegjësinë ndërkombëtare për krimet e kryera nga Izraeli në territoret e okupuara palestineze, në veçanti përdorimin e tepruar, joproporcional dhe të paligjshëm të forcës kundër popullit palestinez dhe për të siguruar që autoritetet përkatëse izraelite të mbahen përgjegjës për këto veprime. Ne e shohim këtë si një hap të rëndësishëm të ndërmarrë”, theksohet në deklaratë.

Në deklaratë u theksua se Turqia ishte e gatshme të siguronte të gjitha llojet e ndihmës dhe mbështetjes për punën e komisionit ndërkombëtar të hetimit.

Do të shqyrtohet “diskriminimi dhe shtypja sistematike” e Izraelit kundër palestinezëve

Me rezolutën e miratuar, u vendos që urgjentisht të krijohej një komision ndërkombëtar i pavarur për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në territoret e okupuara palestineze, përfshirë në Kudsin Lindor dhe në Izrael.

Sipas rezolutës, komisioni i pavarur i hetimit do të emërohet nga Presidenti i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Fijili Nazhat Shameem Han dhe do të hetojë të gjitha shkeljet e pretenduara dhe abuzimet e ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut para dhe pas 13 prillit 2021.

Gjithashtu do të shqyrtohen shkaqet e tensioneve të vazhdueshme, paqëndrueshmërisë dhe konfliktit, përfshirë diskriminimin sistematik dhe shtypjen bazuar në identitetin kombëtar, etnik, racor ose fetar. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit