-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mësimdhënësve u paguhet përvoja e punës me pagat e prillit

Më të lexuarat

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës njofton se sot është takuar me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, atë të Financave Avdullah Hoti dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Jagxhillar.
 
ipas njoftimit të SBASHK-ut bëhet e ditur se nga ky takim ka rezultuar se 0.5 përqindëshi i përvojës së punës për mësimdhënësit do të implementohet me pagat e prillit.
 
Sipas SBASHK-ut kjo nënkupton se për momentin nuk ka arsye që të ketë ndonjë veprim sindikal.
 
SBASHK konsideron se kjo është një arritje e angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut, MASHT-it dhe Qeverisë së Kosovës.
 
SBASHK-u po ashtu kërkon mirëkuptim nga të punësuarit në arsimin e Kosovës sepse për arsye të numrit të madh të të punësuarve në këtë sektor dhe procedurës së procedimit të të dhënave , eventualisht, mund të vonohen për pak ditë listat dhe pagat.
 
Ndryshe muajve të fundit SBASHK-u ka organizuar greva duke bojkotuar mësimin për shkak të kërkesës që t’u paguhet përvoja e punës mësimdhënësve.kohaislame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit