-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

KRAHASIMI/ Erdogan: Osmanët dje e Perëndimi sot, ku është dallimi?

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në Ankara se bota duhet të kuptojë se nuk është Islami por Islamofobia që përbën një kërcënim global dhe se Islamofobia ka shkaktuar masakrat në Bosnjë, Arakan dhe tragjeditë e vazhdueshme në Palestinë dhe Turkmenistan.

Erdogan foli në Simpoziumin Ndërkombëtar “Media dhe Islamofobia”, i cili po mbahet në Ankara sot dhe nesër.

Duke folur për problemin e Islamofobisë, Erdogan tha se kjo është një sëmundje që po përhapet si kanceri në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Perëndim.

Ai kujtoi se gjatë gjithë historisë gjithmonë ka pasur rivalitete, tensione dhe madje konflikte të përgjakshme midis njerëzve me fe të ndryshme.

Urrejtja perëndimore ndaj shoqërive lindore

“Kryqëzatat, të cilat u luftuan me ëndrrën e pushtimit të Anadollit dhe Al-Kudsit dhe zgjatën shumë, me shkatërrimin që ata shkaktuan, ndryshuan rrjedhën e historisë botërore. Nga ana tjetër, gjatë sundimin osman, i cili shkoi deri në Vjenë, është e pamundur të gjesh një rast të vetëm që mund të vërë paraardhësit tanë, ne ose nipërit e mbesat tona në një pozitë të vështirë,” tha Erdogan, raportoi Anadolia.

Ai shtoi se, në të kundërt, Perëndimi gjithmonë e ka ruajtur arrogancën dhe urrejtjen e tij ndaj shoqërive lindore, veçanërisht ndaj turqve nën termin “Orientalizëm”.

“Nëse kjo konfirmohet nga një nga shembujt e fundit, i cili është ngritja e flamurit të Izraelit terrorist në ndërtesën e qeverisë austriake, atëherë është shumë e lehtë të kuptosh shkallën në të cilën kjo ka ndodhur,” tha Erdogan.

Ai më tej deklaroi se lëvizjet e gjera të ndryshimit politik dhe kulturor të ndërmarra në zonat që dikur ishin pjesë e Perandorisë Osmane nuk ishin asgjë më shumë sesa përpjekjet e Perëndimit për të rindërtuar dallimet në këto rajone duke i vendosur ato në formatin e tyre.

“Nëse shohim përreth, kjo qasje, ku mund të shohim suksese të pjesshme, nuk ka arritur të ketë një bazë të gjerë për shkak të racizmit fetar dhe etnik që përmban. Ky dështim u manifestua në formën e ndërhyrjeve të jashtme të pafundme, konflikteve të brendshme dhe ngjarjeve të thella dhe të përgjakshme në botën islame. Në historinë e fundit, ka shembuj të panumërt të vuajtjeve të shkaktuara nga Islamofobia, masakrat në Bosnjë, masakrat në Arakan dhe tragjeditë që vazhdojnë ende nga Turkistani në Palestinë,” tha Erdogan.

Racizmi ndaj muslimanëve

Ai shtoi se strategjia e “demonizimit të muslimanëve”, e nisur nga administrata amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit, shkaktoi një virus të Islamofobisë që ishte tashmë i pranishëm në strukturën kulturore të shumë shoqërive.

“Ata që realizuan gjenocidin ndaj hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, tani synojnë muslimanët. Racizmi i ri kundër myslimanëve që perëndimorët po përpiqen të zbusin me termin ‘Islamofobia’, siç e dimë, është armiqësi ndaj Islamit,” theksoi Erdogan.

Ai nënvizoi se ata që i kthejnë shpinën faktit se prosperiteti nuk mund të mbijetojë në një vend ku liria është zhdukur, po kultivojnë armiqësi ndaj të ardhmes së tyre dhe jo ndaj Islamit.

Ai shtoi se autoritetet publike (në Perëndim), përgjegjëse për sigurinë e të gjithë qytetarëve, praktikisht kanë hyrë në një garë armiqësie ndaj Islamit.

“Të gjitha komunitetet dhe vendet e ekspozuara ndaj kërcënimit të Islamofobisë duhet të formojnë një rrjet të fortë ndërkombëtar të komunikimit. Ne duhet t’i shpjegojmë çdo 7.5 miliardë njerëz në botë që jo Islami, por Islamofobia paraqet një kërcënim global. Sapo bota islame të bashkohet, lufta e saj kundër armiqësisë ndaj Islamit do të japë rezultate shumë shpejt,” tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit