2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Me shishe plastike nga Maroku drejt Spanjës! I riu tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare!

Më të lexuarat

Imazhi i një të riu që ka përdorur shishe plastike për ta ndihmuar të notojë dhe të arrijë në brigjet e Spanjës, ka kthyer edhe njëherë vëmendjen në dramën që po përballen emigrantët çdo ditë.

I riu u pikas në ujë nga ushtarët në plazhin El Tarajal para se të përpiqej të kalonte murin për të hyrë në qytet.

Ushtari i cili kapi djalin, tregoi se i riu nuk kishte një familje në Marok dhe preferonte të vdiste përpara se të pranonte të kthehej në vendin e tij. Duke qarë, ai u shoqërua në zonën e sigurisë mes dy vendeve, së bashku me emigrantët e tjerë.

“Ai nuk donte të kthehej, nuk kishte familje në Marok, nuk i interesonte nëse do të vdiste nga i ftohti. Ai preferoi të vdiste, sesa të kthehej në Marok,” – u shpreh Rachid Mohamed al Messaoui, ushtari i cili përktheu kur djali u kap duke vrapuar në bregdet.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar diçka të tillë nga dikush kaq i ri,” – shtoi ushtari.

Deportimi i të miturve është i paligjshëm në Spanjë dhe ata qëndrojnë në një hapësirë të improvizuar për pritje në Ceuta. Ndërkohë që autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve të mos lejojnë fëmijët të largohen nga shtëpitë dhe të përballojnë vështirësitë. djali ishte një nga rreth 8.000 emigrantet që notuan ose përdorën gardhin kufitar në enklavë këtë javë. Spanja ka vendosur trupa në Ceuta për të patrulluar kufirin me Marokun dhe e quajti situatën aktuale një krizë për Evropën
/aktuale.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit