0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Disa zyrtarë të lartë ushtarakë të Izraelit bëjnë thirrje për ndaljen e operacionit në Gazë

Më të lexuarat

Disa zyrtarë të lartë ushtarakë në ushtrinë izraelite kanë bërë thirrje për ndaljen e operacionit ushtarak kundër Rripit të Gazës të bllokuar dhe vendosjen e një armëpushimi.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Benny Gantz duket se ranë dakord të vazhdojnë operacionin kundër Gazës, ndërsa disa zyrtarë të lartë në agjencinë e mbrojtjes dhe ushtri thanë prapa dyerve të mbyllura se ajo që duhet bërë tani është të përfundohet me operacionin dhe të punohet për një armëpushim”, raporton gazeta izraelite “Walla News” në faqen e saj të internetit.

Zyrtarët ushtarakë që u prononcuan në kushte anonimiteti thonë se Izraeli po paguan çmimin për vazhdimin e operacionit dhe mund të rrezikojë një manovër tokësore në të cilën askush nuk dëshiron të hyjë.

Disa njësi të mbrojtjes izraelite kanë shprehur shqetësimin se Hamasi do t’i përgjigjet papritur manovrës tokësore, ndërsa zyrtarët ushtarakë besojnë se efektiviteti i sulmeve izraelite (në Gaza) është zvogëluar.

“Walla News” raportoi gjithashtu se Hamasi hyri në konflikt me rreth 14.000 raketa, të cilat i mundësojnë të qëllojnë me raketa për rreth 60 ditë.

Izraeli gjithashtu shqetësohet për humbjen e legjitimitetit në të ardhmen sepse sulmon Rripin e Gazës, shtoi raporti.

“Mohammed Ed-Dayf, komandanti i krahut ushtarak të Hamasit, arriti të paraqesë një ekuacion të ri kundër Izraelit pasi vendosi të lëshonte raketa në çdo zonë brenda vendit”, thuhet në lajmin e publikuar në faqen e internetit të gazetës izraelite “Walla News”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit