Gjykata Speciale për Kosovën nuk duhet të themelohet, pasi që vendit i duhet më shumë asistencë për ta përmirësuar administratën dhe sundimin e ligjit e jo për një Gjykatë tjetër.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” Erhard Busek, ish-zëvendëskancelari i Austrisë dhe ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Gjatë kësaj interviste Busek ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku, sipas tij, heqja e regjimit të vizave nuk do ta ndihmojë vendin në zgjidhjen e problemeve. “Liberalizmi i vizave nuk është i domosdoshëm, pasi që heqja e regjimit të vizave nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e situatës”.
Mes tjerash, në këtë intervistë ai ka folur edhe për eksodin e kosovarëve drejt Bashkimit Evropian, dështimin e UNMIK-ut, të EULEX-it dhe të institucioneve vendore në luftimin e korrupsionit, për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar.kohaislame