8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Mbi kauzën tonë për Kudsin (Jerusalemin) dhe orientalizmin si pararendës i pushtimit

Më të lexuarat

Efektet e orientalizmit mbi botën akademike dalin në pah në çështjen e Kudsit.

Kudsi është test litmusi i të gjitha shtresave.
Ngjyra jonë mund të jetë o përkrah Kudsit o përkrah heshtjes e poshtërimit.
Të jesh kundër sionizmit dhe ta mallkosh atë, kjo përbën statusin e kundërshtimit me zemër që përmendet në hadith.
Nëse je i dobët dhe nuk gjuan dot qoftë edhe një gur, kundërshtimi ndaj sionizmit është tregues besimi.
Ta kundërshtosh me zë, kjo do të thotë ta konfirmosh me gjuhë atë që e beson me zemër.
Ndërkaq ata që, si vepër, nuk kundërshtojnë qoftë edhe me zemër, më kot do të thonë se veprimi është pjesë e besimit.
Të zgjuarit që debatojnë për gjininë e engjëjve ndërkohë që shtypja vazhdon, përpiqen t’ia shuajnë zërin ndërgjegjes.
Kauza për Kudsin edukon, ndërgjegjëson.
Ata që i rrisin fëmijët me dashurinë për Kudsin e dinë se po rrisin trima që mund ta mbrojnë këtë vend.
Kurse për ata që nuk mbajnë qëndrim as në çështjen e Kudsit, askush të mos dyshojë se ata do të heshtin edhe përballë fuqive që do të përpiqen ta pushtojnë vendin tonë nesër.
E pra, kjo nuk është gjë tjetër, veçse fryti i veprimtarisë orientaliste.
Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë miqtë e Kudsit që thonë a shkruajnë dy fjalë për këtë kauzë.
Lutjet, përçapjet tona të vogla u bëfshin shkak për shpëtim!

Ömer Korkmaz

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit