Trip Advisor e ka vlerësuar Stambollin si “Destinacioni numër një për turistët Evropianë”.
Objektet e shquara historike të Stambollit, xhamitë e larmishme dhe mënyra e jetesës në metropolin më të pëlqyr turk, e kanë bërë Stambollin nikoqirin e preferuar për shumë udhëtarë. TripAdvisor gjithashtu publikoi fotografitë e ndërtesave, si dhe dha informacione të detajuara në lidhje me qytetin.
Asnjë vizitë në Turqi nuk do të ishte e plotë pa një udhëtim në Xhaminë Blu, një vend që mund të shihet nga shumë pika të qytetit. Ashtu si Xhamia Blu, edhe Çarshia e Madhe dhe Tregu i Erëzave Egjiptiane, i cili ndodhet në zemër të qarkut Eminonu të Stambollit, janë atraksionet kryesore .
Stambolli si një qytet u ofron blerësvë qindra e tregje, po jo vetëm kaq. Stambolli me kulturën e tij të pasur dhe të historinë gjithashtu, u mundëson vizitorëve që “të kthehen prapa në kohë”, pasi shumë pjesë të qytetit janë të vjetra.
Së bashku me një guidë të qytetit të bukur, TripAdvisor ka publikuar gjithashtu foto të qytetit duke përfshirë Pallatin Topkapi, Sulltan Ahmet, Xhaminë Blu dhe Muzen Hagia Sofia. /mszh