8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kürkçüoğlu: Çetat armene masakruan 519 mijë turq muslimanë

Më të lexuarat

Drejtori i Qendrës Kërkimore për Marrëdhëniet Turqi-Armeni në Universitetin “Ataturk”, Prof. Dr. Erol Kürkçüoğlu, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, duke theksuar se armenët kanë masakruar 519 mijë turq myslimanë, ai tha se ata si studiues vërtetojnë me dokumente dhe me hulumtimet e kryera në arkiva që nga viti 1986, se ata të cilët kanë qenë viktima të masakrave kanë qenë turqit muslimanë.
 
Kürkçüoğlu në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency (AA) mbrojti qëndrimin se çështja armene nuk është vetëm një problem i botës turke, por se është një problem ndërpopullor që i intereson të gjithëve njëherësh në interesat dhe aspiratat e shteteve imperialiste në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz.
 
Kürkçüoğlu, i cili shpjegon se për shkak të masakrave të bëra nga armenët në rajonin e Anadollit lindor dhe atë jug-lindor ka patur një humbje shumë të mëdha në radhët e muslimaneve dhe se në rajon janë kryer masakra masive.
 
Prof. Dr. Erol Kürkçüoğlu, i cili shpjegon më tej se kryesisht në Erzincan dhe në Erzurum, Van, Iğdır, Ardahan dhe Kars kanë qenë rajone të pushtuara plotësisht në atë periudhë, ai theksoi se çetat armene në rajonet e pushtuara kanë kryer masakra intensive kundrejt muslimanëve.
 
– Janë zbuluar 185 varre masive-
 
Profesori Kürkçüoğlu, i cili thekson se në Anadollin Lindor dhe atë Jug-Lindor janë gjetur 185 varre masive u shprehu se: “Kemi zbuluar se janë kryer masakra masive kundrejt popullatës civile në shumë qytete si Diyarbakır, Muş, Bitlis, Van, Erzurum, Erzincan, Kars, Ardahan, Iğdır, Trabzon, Kilis, Adana, Osmaniye, Antep, Bayburt, Ünye, Maraş”.
 
Ai duke theksuar se ekzistojnë dokumente të arkivave se janë masakruar 519 mijë civilë të popullatës  theksoi gjithashtu se: “Kemi vërtetuar me një raport numrin 519 mijë të cilat janë mbledhur në Paris më 1919 në Konferencën e Parisit, fshat më fshat dhe qytet në qytet. Qyteti i Erzurumit është një nga qytetet objektiv i armenëve dhe rusëve. Nëse shikojmë historinë Erzurumi u pushtua tre herë nga rusët. Dhe për këtë arsye qyteti Erzurum është një nga qytetet ku janë kryer më shumë masakra. Në Erzurum 50 mijë, në Van 45 mijë, në Kars 17 mijë, në Iğdır 15 mijë, në Erzincan 13 mijë, në Diyarbakır 12 mijë, në Muş 10 mijë dhe në shumë vende të tjera me një total prej 519 mijë civile janë masakruar nga çetat armene”.
 
Kürkçüoğlu, i cili thekson se si Qendër Kërkimore për Marrëdhëniet Turqi-Armeni në Universitetin “Ataturk”, kanë kryer punime të rëndësishme në lidhje me këtë temë, u shpreh se: “Me kërkimet dhe gërmimet të cilat kanë nisur që nga viti 1986 kemi vërtetuar me dokumente se ata që janë masakruar faktikisht janë turqit muslimanë. Jo vetëm me punimet e gërmimeve, por edhe me studimet në arkivat e shumë vendeve kryesisht të Rusisë, dhe siç e kemi gjetur në arkivat osmane, konstatojmë se vendi ku janë kryer më shumë masakra rezulton të jetë qyteti Erzurum”.
 
– Këto janë edhe në memoriet e rusëve-
 
Kürkçüoğlu, i cili thekson se ai vetë personalisht ka kryer studimet nga burimet ruse u shpreh se në kujtimet dhe në telegramet e dërguara nga Komandanti i dytë i Artilerisë Ruse në Erzurum nga toger kolonel, Twerdo Khlebov faktohet se: “Çetat armene në rajon kanë kryer masakra ndaj popullatës muslimane”.
 
Drejtori i Qendrës Kërkimore për Marrëdhëniet Turqi-Armeni në Universitetin “Ataturk”, duke theksuar se shkrimi i dorës së komandantit rus Khlebov krahas gjuhës turke gjendet edhe në gjuhët anglisht dhe frëngjisht ai vazhdon më tej se Khlebov në shkrimin e tij ka cituar se: “Madje edhe në natën e 27 shkurtit armenët më erdhën mua duke deklaruar me krenari se në rajonin Karskapi kanë vrarë 3 mijë turq muslimanë dhe kur unë i thashë se vrasja e njerëzve të pafajshëm, të pa mbrojtur është një mizori, u përgjigjën se “Ju jeni rusë, Nuk mund të kuptoni idealet e popullit armen”.
 
Khlebov më pas ka dërguar një telegram si më poshtë “Na merrni nga misioni (detyra) jonë në Erzurum. Ne nuk mund të qëndrojmë spektator në vrasjet e turqve të pafajshëm nga banditët armenë”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit