Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka ritheksuar se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshëm, dhe rruga që qon drejtë këtij bashkimi është ajo e BE-së.
Këto komente Rama i ka bërë gjatë një interviste në Sky News Arabia.
“Unë insistoj se bashkimi është diçka i pashmangshëm, dhe do të ndodhë në BE”. Por ky bashkim do të mund të ndodhë edhe në një formë tjetër, nëse Europa nuk ndërhynë në llogaritjet strategjike të shteteve të Ballkanit, që pretendojnë ndryshimin e pamjes së këtij rajoni.
Deklaratë identike Rama ka dhënë kohëve të fundit edhe gjatë qëndrimit në Ulqin gjatë një interviste të përbashkët me Hashim Thaçin për Klan Kosova, ku paralajmëroi se nëse BE nuk i hapë rrugën integrimit të Kosovës, atëherë bashkimi i saj me Shqipërinë do të ndodhte në mënyrë klasike.kohaislame