0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

PD do hyjë në parlament, Basha premton betejë në të gjitha frontet

Më të lexuarat

Partia Demokratike në shtator do të shkojë në parlament. Vendimin e ka bërë publik kryetari i PD Lulzim Basha i cili ka shuar çdo dilemë për aksionin e opozitës duke theksuar se 59 deputetët demokratë do të jenë në çdo seancë për të zhvilluar betejën për zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.

“Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë, rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë, shqiptarëve.”

Në daljen e parë publike pas përfundimit të procesit të numërimit Basha është kujdesur të mos përmendë në asnjë rast mos njohjen e zgjedhjeve, por nga ana tjetër ai ka denoncuar parregullsitë që sipas PD deformuan procesin e 25 prillit.

“25 prilli është një masakër elektorale viktima e të cilës nuk është Partia Demokratike dhe deputetët tanë se rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të pa precedentë të krimit të organizuar parave të pista të krimit dhe siç tha edhe raporti paraprak i OSBE-ODHIR-it, shkrirjes së vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit nuk ja doli dot të zvogëlonte apo të ulte përmasat e një bashkimi të jashtë2zakonshëm të shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Lideri i opozitës Basha ka premtuar se beteja për t’i treguar të gjithëve deformimin e procesit zgjedhor do të vazhdojë

“Të gjithë kamerat dhe mikrofonat e medias së lirë do të drejtojnë pyetjet legjitime tek autori i kësaj masakre, te dyshja apo më mirë të themi treshja Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë të Departamentit të Shtetit? Si i mori votat Vangjush Dako i listës së zezë të Departamentit të Shtetit bashkë me tre përfaqësuesit e krimit në Durrës Jurgis Çyrben e kokainës dhe Plarent Dervishit, me Rrahamn Rrajën e kokainës dhe familjes së tij dhe klanit të tij kriminal dhe Ilir Ndraxhi i Avdylajve. Si i morën votat djali i Aqif Rakipit dhe dhëndri i Aqif Rakipit, një nga familjet e njohura kriminale të Peqinit? Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge?”

Vetë lideri i opozitës Basha iu shmang debatit nëse do të japë apo jo dorëheqjen nga drejtimi i PD, por ai nuk harroi të përshëndesë stërvitjen e madhe të NATO-s që ka nisur sot në Durrës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit