Ish-kryetari i AAK-së në Klinë, Enver Berisha ka thënë se lirimi nga funksionet partiake dhe mënyra si është trajtuar kohën e fundit nga AAK-ja janë arsyet që e kanë shtyrë ta braktisë këtë parti.
Ai ka treguar për ‘Epokën e re’, se largimit të tij i kanë kontribuar edhe rrethanat e krijuara kohët e fundit si dhe pamundësia që Aleanca të jetë një parti pretendente për të parin e komunës së Klinës.
Berisha ka thënë se i është bashkuar PDK-së pa kushte dhe është i gatshëm të jetë pjesë e strukturave udhëheqëse të saj.
Ai ka treguar se nga Dega e Aleancës në Klinë janë larguar 60 aktivistë të strukturave udhëheqëse nga gjithandej 50 nëndegë.kohaislame