9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kurti e Borrell për “non-paper”: Dokumente të pa rëndësishme, po krijojnë ambient toksik në çështjen e dialogut

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për “non-paper”.

Kurti pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se përgjigja më e mirë këto “non-paper” është të mos kemi fare koment.

Ai ka thënë se nuk sheh zgjidhje nëse në dialog përfshihen territoret.

“Unë besoj që përgjigja më e mirë për “non-paper” është që nuk duhet të kemi koment. Por dua të shtojë diçka, unë nuk besoj në zgjidhje ku shihen regjionet në termet gjeografike dhe demografike, pa ekonominë sociale, pa siguri, pa qytetarët e republikës”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se këto lloj letra mund të jenë edhe kërcënim.

“Për mua këto harta duken si fotografi të rreme nga satelitët. Unë nuk dua t’i kushtoj më shumë vëmendje, ne duhet t’i dëgjojmë njerëzit e institucionet. Dhe të gjitha këto mund të jenë kërcënime, nuk e di nga kush dhe me çfarë qëllimi por të merremi më pak me to na ndihmon neve”, ka thënë ai.

Kurse përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell e ka quajtur lajm të rrejshëm dokumentin “non paper” për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“’Non Peper’ duket se janë në modë, nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Unë nuk punoj me ‘non paper’. Për mua këto fantom dokumente nuk janë të rëndësishme, janë lajme të rrejshme dhe ne nuk kemi të bëjmë asgjë me to. Dua t’i mohoj ato sepse këto lajme të rrejshme po krijojnë edhe ambient toksik në çështjen e dialogut”, tha ai./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit