-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Për të pestën ditë me radhë vazhdon kërkimi i të riut Sead Alushi

Më të lexuarat

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht njësia për Kërkim-Shpëtim në ujëra, për të pestën ditë me radhë po zhvillojnë operacione të kërkimit për gjetjen e të riut Sead Alushi, 17 vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë në lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi, që nga dita e parë, FSK-ja, ka angazhuar në operacionin e kërkimit në lumin Ibër, nga 17-25 pjesëtarë të njësitit të kërkim-shpëtimit me automjete në lumen Ibër, gjegjësisht në vendin e ashtuquajtur Lisicë të Mitrovicës, ku dyshohet se Seadi ka rënë. Edhe pas katër ditëve të kërkimit ende nuk ka gjurmë.
 
“Njësiti i FSK-së, edhe përkundër të rritjes së sasisë së ujit, vazhdojnë kërkimin me intensitetin e shtuar. Në vendin e ngjarjes çdo ditë kanë dalë personalitet ushtarake dhe civile të Ministrisë së FSK-së dhe të FSK-së, në përkrahje të njësitit të kërkim-shpëtimit. Njësiti i kërkimit-shpëtimit janë duke bërë maksimumin për gjetjen e trupit të Seadit. Çdo ditë aty është edhe koloneli Shaip Haziri komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) si dhe përfaqësues të lartë të Ministrisë dhe të FSK-së”, thuhet në njoftim. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit