1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Erdogan paralajmëron Papa Franceskun: Mos bëj më gabime të tilla!

Më të lexuarat

“Përsëris edhe njëherë apelin tonë për komision të përbashkët, ndërsa Papa Franceskun e dënoj dhe paralajmëroj që të mos bjerë më në gabime të tilla”, tha Presidenti Erdogan gjatë një fjalimi sot në Ankara.
 
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar me një paralajmërim deklaratat e liderit shpirtëror të botës katolike në lidhje me ngjarjet e 1915-s.
“Edhe njëherë përsëris apelin tonë për komision të përbashkët, ndërsa Papa Franceskun e dënoj dhe paralajmëroj që të mos bjerë më në gabime të tilla”, tha lideri turk gjatë një fjalimi sot në Ankara.
Më tej, Presidenti Erdogan tërhoqi vëmendjen se nuk do të lejojnë që ngjarjet historike të nxirren nga spektri dhe terreni i tyre i vërtetë, për t’u shfrytëzuar në vijim si një fushatë shpifjesh kundër shtetit, kombit, popullit turk dhe myslimanëve.

“Nëse duam të diskutojmë rreth çështjes armene, atëherë duhet ta shpalosim ngjarjen siç është në të vërtetë. Kjo punë u përket historianëve. Ne jemi gati që t’i hapim të gjitha arkivat tona. Kur punën e historianëve e marrin përsipër politikanët dhe klerikët, atëherë në pah dalin vetëm përçartje. Përsëris edhe njëherë apelin tonë për komision të përbashkët. Kurse Papën e nderuar e dënoj dhe paralajmëroj që të mos bjerë më në gabime të tilla”, u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdogan.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit