-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Siria “në prag” të luftës civile

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Siria është në prag të rrëshqitjes në luftë civile, pas masakrës së javës së kaluar në fshatin Houla.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje presidentit sirian, Bashar al-Asad, që të bëjë më shumë për të zbatuar planin për paqe të të dërguarit ndërkombëtar, Kofi Anan.

“Masakra e civilëve, si ajo e fundjavës së kaluar, mund ta zhysë Sirinë në një luftë katastrofale civile, nga e cila nuk do të mund të shërohej kurrë. I kërkoj Qeverisë siriane të angazhohet për planin për paqe të Ananit”, ka thënë Ban.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se nëse Rusia vazhdon të mbështesë regjimin e Asadit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vendi prapë mund të rrëshqasë në luftë civile.

Masakra në Houla ka ndodhur më 25 maj dhe në të kanë humbur jetën 108 persona – shumica nga ta gra dhe fëmijë.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar./rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit