2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si agjëron stomaku?

Më të lexuarat

Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.

Ushqimi është i lejuar dhe i ndaluar, ai ka ndikimin e tij në jetën e njeriut, në moralin e tij dhe në sjelljen e tij, andaj shohim se si All-llahu i Madhërishëm i urdhëronte të dërguarit e Tij dhe u thoshte: “O ju të dërguar hani nga të mirat që u kam furnizuar dhe bëni punë të mira.” Ndërsa në një ajet tjetër All-llahu i Madhërishëm thotë: “O ju të cilët keni besuar hani nga të mirat që u kemi furnizuar dhe falënderojeni All-llahun nëse jeni prej atyre që e adhuroni Atë.”

E të mirat janë ato që All-llahu i Madhërishëm ka lejuar prej ushqimeve për robërit e Tij. Këtë e ka bërë përmes Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), andaj All-llahu i Madhërishëm në një ajet tjetër të shpallur tek Profeti (sal-lallllahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Dhe ua ka lejuar atyre të mirat e ua ka ndaluar të këqijat.”

Agjërimi i stomakut gjatë Ramazanit bëhet duke e per vuar veten nga çdo ushqim dhe pije pavarësisht nëse është se të lejuarave apo jo, ndërsa jashtë Ramazanit agjërimi kryhes duke e privuar veten nga mosteprimi në ushqim dhe nga ve larguarit prej çdo gjëje që është e ndaluar dhe që e All-llahun e Madhërishëm, andaj besimtari nuk merr kamata dhe nuk punon me kamatë, ngase kjo e hidhëron All-llahun e Madhërishëm dhe është prej ushqimeve të ndaluara që, po ashtu, e prishin agjërimin e stomakut. Në lidhje me këtë Allllahu i Madhërishëm thotë: “O ju që keni besuar mos e hani kamatë shumëfishuar.” Po ashtu, All-llahu i Madhërishëm në një ajet tjetër thotë: “Dhe All-llahu ua lejoi shitblerjen e ua ndaloi kamatën.”

Ndërsa nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “All-llahu i Madhërishëm e ka mallkuar atë që e ha kamatën, dëshmitarët e saj, shkruesin e saj dhe garantuesin e saj. E ata janë të barabartë në dënim. وا

Ai që ushqehet me kamatë, ai e ka mashtruar veten, ngase e mbush stomakun e tij me haram e më pas kthehet dhe e lut All-llahun e Madhërishëm për brengat e tij. E si do t’i përgjigjet kur ai veçse i ka mbyllur dyert e përgjigjes vetes së tij me ngrënien e haramit.

Po ashtu është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të ketë përmendur: “Një njeri që udhëton shumë, flokët e tij janë të shprishura dhe ai është i pluhurosur nga udhëtimi i gjatë, por që ushqimi i tij është haram, pija e tij është haram dhe ai është ushqyer me haram. Ai i ngre duart drejt qiellit që t’i lutet All-llahut të Madhërishëm, por a thua si do t’i përgjigjet këtij?”

Këtij njeriu, edhe pse është shumë i devotshëm dhe bën shumë adhurime, nuk i plotësohet lutja, pasi është ushqyer me haram dhe nuk i ka pasur dronë e as frikën All-llahut të Madhërishëm në të ushqyerit e tij. E si mund të agjërojë stomaku kur ai e ka prishur agjërimin e tij duke u ushqyer me haram, duke u ushqyer me kamatë, me pasuri të uzurpuar, me haraç, me pasuri të jetimit dhe me atë që nuk i takon atij.

Për All-llahun e Madhërishëm shijet janë prishur kur ka filluar të ushqyerit me haram, janë prishur zemrat kur ka filluar të ushqyerit me të prishur dhe është humbur drita e All-llahut kur ka humbur kafshata e fituar me djersë.

Është vërtetuar nga Ebu Bekri (radijall-llahu anhu) se ai një ditë kishte ngrënë ushqim të përgatitur nga shërbëtorja e tij dhe më pas e pyeti se nga e kishte marrë atë ushqim, ndërsa ajo i tregoi se ishte nga falli, pasi ajo në kohën e injorancës parashikonte fatin dhe të ardhmën. Me të kuptuar këtë, Ebu Bekri (radijall-llahu anhu) kishte futur dorën e tij në gojë në mënyrë që të nxirrte jashtë atë që kishte ngrënë. All-llahu qoftë i kënaqur prej tij, sa i kujdesshëm, i devotshëm dhe i pastër që ishte ai. Kafshata mbetet në stomak, ndërsa ndikimi dhe gjurmët e saj mbesin në gjakun, mishin dhe në të gjithë trupin e njeriut e çdo trup që ushqehet me haram padyshim se zjarri do të ketë përparësi ndaj tij.

Të parët tanë dinin nga të ushqeheshin andaj shijet e tyre ishin të pastra, trupat e tyre ishin të shëndoshë, zemrat e tyre ndriçonin, por kur u prish forma e të ushqyerit tek ata që erdhën pas tyre u prishën edhe shenjat e udhëzimit në zemrat e tyre.

Nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është vërtetuar të ketë thënë se: “Nuk është ushqyer asnjë rob i All-llahut me ushqim më të mirë sesa ushqimi që ka fituar me duart e tij. Edhe i dërguari i All-llahut, Davudi, ushqehej nga puna e duarve të tij.”

Andaj shohim se si të dërguarit e All-llahut punonin që të ushqenin veten dhe familjet e tyre. Shohim se si Zekeria (alejhis-selam) punonte si zdrukthtar, Davudi (alejhis-selam) ishte farkatar, ndërsa Muhammedi (alejhis-selam) dhe të tjerët ruanin bagëtitë.

Islami fton në punë dhe në fitim të furnizimit, por kjo të bëhet në formë të lejuar. Në një ajet kur’anor, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Dhe mos e hani pasurinë e jetimit vetëm se me atë që është më e mire.” Ndërsa në një ajet tjetër thotë: “Me të vërtetë ata që hanë pasurinë e jetimëve padrejtësisht ata vërtetë hanë zjarr në stomakët e tyre dhe do të jenë në Xhehenem.” ashtu, thotë: “Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me të (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).” Gjithashtu, në një ajet tjetër All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata!” E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.”

Është vërtetuar nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sellem) të ketë thënë se: “All-llahu e ka mallkuar dhënësin dhe marrësin e ryshfetit.”

Ndërsa All-llahu i Madhërishëm, teksa qorton degjenerimin e të krishterëve dhe të jehudive, thotë: “Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata.”

Ndërsa Ibn Xhevzi, All-llahu e mëshiroftë, në “Sajd ElHatir” na tregon se si njëherë ai kishte ngrënë diçka të dyshimtë dhe kjo kishte ndikuar që t’i ndërrohej gjendja e zemrës së tij, duke iu errësuar për një kohë. Për këtë arsye, ata pastruan zemrat e tyre dhe mundoheshin vazhdimisht që t’i ndryshonin ato, andaj edhe vërenin çdo ndryshim të tyre përkundër shumicës së njerëzve sot që, edhe pse ushqehen me të ndaluara, nuk vërejnë asnjë ndryshim në zemrat e tyre. Disa prej tyre përdorën edhe pijet alkoolike dhe të gjitha llojet e pijeve dehëse dhe si pasojë e kësaj jetuan një jetë të hidhur, duke u privuar nga kënaqësia e adhurimit, e nënshtrimit ndaj All-llahut të Madhërishëm dhe e pranimit të lutjes.

Pra, o ti agjërues, mos harro se edhe stomaku agjëron agjërimi real i tij është të ndaluarit nga harami, sepse nëse nuk e ndalon veten nga harami jashtë Ramazanit dhe agjëron gjatë Ramazanit, thuajse, nuk ke agjëruar fare. Andaj a ka ndokush që e ruan veten në pije dhe të ushqyer e që të fitojë xhennetet e All-llahut si vendbanim më të përkryer?

O All-llah, na bëj prej atyre që e lejojnë të lejuarën prej ligjeve të Tua dhe e veprojnë atë dhe prej atyre që e ndalojnë të ndaluarën prej ligjeve të Tua dhe nuk e veprojnë atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit