Duke i sharë të këqinjtë, nuk i bën të mirë. Por as vet nuk bëhesh më i mirë. Duke shfryrë mllef e armiqësi, zullumqarin nuk e kthen në drejtësi e korrektësi.
Ka dallim mes të kërkuarit të asaj që të takon ashtu si të takon dhe kalimit nga viktima në egërsirë dhe agresor.
Allahu i plotfuqishëm na mëson që urrejtja për të keqen, nuk duhet ta bëjë njeriun të shfrenuar, sepse kështu bëhet i keq. Ndërsa, kjo është shumë e mundshme të ndodhë. Bëhet me tejkalimin e një vije e cila është e hollë, shpeshherë e pavërejtshme.
Hoxhë Ekrem Avdiu