-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arabia Saudite: Mbreti shkarkon ministrin e shëndetësisë për shkak të tonit të lartë ndaj qytetarit

Më të lexuarat

Kujdestari i dy xhamive të Shenjta, Mbreti Selman ka lëshuar një urdhër mbretëror me të cilin lirohet nga detyra ministri i shëndetësisë Ahmed bin Akil Al-Khatib.
Ai gjithashtu emëroi si ministër të shëndetësisë Mohammed bin Abdulmalik Al-Sheikh, i cili ishte Ministër i Shtetit dhe anëtar i Kabinetit të mbretit.
Mbreti dekretoi se autoritetet kompetente duhet ta zbatojnë këtë urdhër mbretëror, sa më parë që është e mundur.
Al Arabiya raportoi se ditë më parë rrodhi një video që e përfshinte ministrin Al-Khatib në një zënkë me biseda të ashpra ndaj një qytetari. 
Raporti thekson se Al-Khatib ishte filmuar duke biseduar me tone të nxehta me një qytetar, ai u filmua duke i bërtitur qytetarit dhe gjithashtu ishin filmuar edhe gjeste të zemërimit.
Në videon prej 27 sekondave, ish-ministri është parë duke bërtitur me zë të lartë dhe plot zemërim kundrejt qytetarit, i cili kishte ardhur për t’iu ankuar në lidhje me gjendjen e një spitali privat në Riad.
Princi Mohammed bin Salman, ministër i mbrojtjes dhe shefi i oborrit mbretëror, ka udhëzuar autoritetet që babanë e Bandar Anzi (personit të viktimizuar në video),  ta dërgojnë menjëherë për trajtim në Gjermani .
Incidenti ka krijuar shumë reagime në mediat e sociale, këto reagime u përmblodhën nën tagun “Shkarkohet Ministri i Shëndetësisë pasi neglizhoi shëndetin e një qytetari. Faleminderit Mbreti Salman. “
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit