-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rom e Mysliman

Më të lexuarat

Korporata RAND, në Janar të vitit që shkoi, publikoi një raport dhe analizë rreth trendit të intolerancës në Evropën Perëndimore. Meqë, aq sa di unë, kjo nuk është përcjellë në lajmet e shkruara në shqip, konsideroj të rëndësishme të sjellë në këtë blog të dhënat (grafike) të rritjes apo rënies së intolerancës në Evropën Perëndimore ndaj pesë variabileve të studiuara dhe analizuara nga hulumtuesit e RAND :

  1. Komuniteti rom
  2. Racat e ndryshme
  3. Imigrantët
  4. Çifutët
  5. Myslimanët
  6. Homoseksualet

Hulumtimi është bërë për 13 shtete të Evropës Perëndimore : Austri, Holandë, Danimarkë, Belgjikë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Britani e Madhe.

 

Tabela në vijim (faqe 13) tregon proporcionin e të pyeturve të cilët nuk do donin të ndanin fqinjësi më grupet minoritare të konsideruara në hulumtim:

Diskriminimi evrope, islamofobia rromet homoseksualet cifutet

Tabela tjetër (faqe 14) tregon trendin e rritjes apo rënies së intolerancës në përgjigjet ndaj të njëjtës pyetje në intervalin kohor 1990-2008. Kutitë me ngjyrë gjelbër tregojnë rënien e intolerancës, ato të kuqe tregojnë ngritjen e sajë. Ngjyra gri tregon lëvizje të cilat nuk janë më të mëdha se 0.5 % ndërkaq ngjyrat e ndezura tregojnë lëvizje të cilat nuk tejkalojnë 3% . Numrat tregojnë përqindjet e rritjes ( ‘+’) apo rënies (‘-‘) :

islamofobia diskriminimi rom cifut homoseksual nder vite

Analiza e bërë tregon se komuniteti ‘rom’ dhe ai ‘mysliman’ janë dy komunitetet të cilat janë objekt i intolerancës në rritje dramatike në vendet e studiuara. “Në terma absolut” trendi i rritjes prekë komunitetin ‘rom’ dhe pastaj atë ‘mysliman’. Intoleranca ndaj çifuteve, në intervalin kohor të hulumtuar del të jetë në një trend të përgjithshëm rënieje dhe në vitin 2008 konsiderohet si më e ulëta nga tërë minoritetet e hulumtuara, ndërsa intoleranca ndaj homoseksualëve është përgjithësisht në rënie në periudhën e hulumtuar, edhe pse disa rritje të vogla mund të shihen në periudhën 1999-2008(faqe 14).

Një portret më gjithpërfshirës është publikuar nga RAND në Korrik të vitit 2014-të:

intolerance-1000

Jam i motivuar që këtu të shtoj diçka rreth hulumtimeve të bëra në lidhje me disa nga variabilet e studiuara nga RAND. Në Kosovë, edhe pse jo mjaftueshëm, është folur dhe flitet rreth diskriminimit që u bëhet romëve, homoseksualëve e disa bashkësive të tjera, si dhe ligjërimit publik rreth tyre. Ka shoqata të cilat kanë punuar dhe vazhdimisht punojnë në këtë drejtim. Ndërkaq, në hapësirën tonë publike dhe në hulumtimet e bëra, çështja e urrejtjes ndaj myslimanëve, ndaj formave të jetësimit të religjiozitetit Islam në hapësirën publike dhe manifestimet e islamofobisë në ligjërimin publik apo në portale e në rrjete sociale duket të mos jetë variabël i cili merret në konsideratë. Kështu për shembull, hulumtimi i bërë nga “Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut” (YIHR), që mbanë titullin “Në emër të lirisë së shprehjes” (Janar, 2014), tregon rezultatet e hulumtimit për gjuhën e urrejtjes të shprehur në hapësirat e 9 ueb-faqeve të monitoruara përgjatë vitit 2012-të dhe 2013-të. Ueb-faqet e monitoruara janë: Botasot.info,Indeksonline.com, Gazetaexpress.com, Gazetajnk.com,Gazetatribuna.com, Koha.net, Lajmi.net, Telegrafi.com dheZeri.info. Rezultati i hulumtimit sjellë përfundimin se bashkësitë ndaj të drejtohet gjuha e urrejtjes janë ajo e komunitetit LGBT dhe bashkësitë etnike minoritare (serb dhe rom).Deri këtu, mirë. Por hulumtimi jo vetëm që nuk ka konsideruar fare kudondodhjen e komenteve islamofobe e racializuese ndaj myslimaneve, shpesh me karakter gjenocidial e vrastar, por as nuk e ka përmendur fare fenomenin si të tillë. Çdo lexues i vetëdijshëm për fenomenin, i cili kohë pas kohe i hedh një komenteve nën lajme apo shkrime të botuara në portalet e hulumtuara zbulon me trishtim se gjuha e urrejtjes drejtuar myslimanëve në këto ueb-faqe është e kudondodhur. Lexuesi mund të lexoj edhe komente denigruese e urrejtje nxitëse të cilat iu drejtohen ateistëve, të cilat poashtu nuk janë trajtuar nga hulumtimi i YIHR-së.

Kjo në fakt nuk është një befasi. Nga ligjërimi publik i cili dominon mediat tona, islamofobia apo diskriminimi ndaj myslimanëve (jo edhe aq e rëndësishme emri që i vihet, në një kontekst mohimi), të shprehura në forma ndryshme, nuk duket të jetë në rendin e ditës e madje duket se ka një tendencë insistuese të mohimit të fenomenit. Ndërkaq, studiuesit Gëzim Krasniqi dhe Isa Blumi, në kontributin e tyre të botuar në vëllimin “Handbook of European Islam”(University of Oxford Press, 2014), nën titullin “Albanian(s) islam(s)”, pasi pohojnë trendin në rritje të islamofobisë në albanosferë , thonë saktë se këtu “çështja e islamofobisë në mbetet gjerësisht e neglizhuar nga studiuesit e disiplinave të ndryshme” (faqe. 507), pa çka që unë, si vëzhgues gati i rregullt i mediave në Kosovë, nuk pajtohem me ta kur thonë se çështja e islamofobisë është gjerësisht e përfolur nga mediat lokale (po aty).

Përkundër neglizhencës mbizotëruese, duket se disa zëra kanë filluar të flasin publikisht për fenomenin në fjalë edhe pse dukshëm, trendi i përgjithshëm mbetet mohimi i fenomenit apo neglizhenca e tij. Shfrytëzoj rastin të hedh një sy mbi disa shkrime të botuara këto ditë, dhe për pak minuta të mbledhë një koleksion komentesh urrejtëse, racializuese e diskriminuese ndaj myslimaneve, dhe me karakter vrastar ndaj protagonistëve. Më poshtë keni disa shprehje të tilla të gjetura në sektorin e komenteve në ueb-faqe botasot.com e cila ka qenë objekt hulumtimi për YIHR-në Shkëputjet janë bërë nga publikimet në vijim janë bëre vetëm brenda 10-15 minutave, në dy shkrime të gjetura shpejte, të publikuara gjatë javës. Komente të tjera të ngjashme gjeni në po të njëjtat shkrime dhe trendi është i ngjashëm në pothuajse të gjitha ueb-faqet e portalet shqip në kuantitete të ndryshme:

Untitled

Marrë nga Religjio Skopi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit