Falënderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm, ndërsa përshëndetjet dhe selamet tona janë mbi profetin Muhammed Mustafa, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që pasuan gjurmët e tij.
Kur’ani fisnik e do Ramazanin dhe, po ashtu, Ramazani e do Kur’anin, ata janë miq dhe të dashur të mirë ndërmjet veti. Në lidhje me këtë, All-llahu i Madhërishëm thotë: “Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani, udhëzim për njerëzit dhe sqarues i udhëzimit si dhe ndarës i së vërtetës nga e pavërteta.”
Kur’ani në tërësi ka zbritur deri në qiellin e kësaj bote nga Levhi Mahfudhi në muajin e Ramazanit, ndaj ishte nder për këtë muaj që në të zbresë Kur’ani. Për këtë arsye, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mësonte Kur’anin së bashku me Xhibrilin (alejhis-selam) në muajin e Ramazanit, e dëgjonte atë, meditonte, lexonte, analizonte mësimet dhe dobitë e tij, jetonte me thirrjen e tij, e qetësonte zemrën e tij në njohuritë e tij dhe merrte nga pasuria e tij.
Me të vërtetë agjëruesi duhet që të ndërlidhë agjërimin e tij me leximin e Kur’anit, pasi ai ka zbritur në këtë muaj, andaj edhe duhet që të jetojë këtë muaj në mes të agjërimit dhe leximit të Kur’anit. Pra, duhet që ta jetojë këtë muaj madhështor me këtë libër madhështor, e në lidhje me këtë All-llahu i Madhërishëm thotë: “Libër të begatshëm që e kemi zbritur tek ti meditojnë citatet e tij dhe të përkujtojnë ata që kanë mendje…” Ndërsa në një vend tjetër thotë: “A nuk e meditojnë Kur’anin apo në zemra janë drynat e tyre.” Po ashtu, thotë: “A nuk e meditojnë Kur’anin që sikur të mos ishte nga All-llahu do të gjenin në të kundërthënie të shumta.”
Me leximi i Kur’anit gjatë muajit të Ramazanit ka një shije, ndjenjë dhe kënaqësi të veçantë. Ai ka gjallëri dhe mësime të veçanta gjatë këtij muaji, gjë që nuk mund të përjetohen edhe përkundër kënaqësisë që ndien besimtari në çdo lexim që i bën atij.
Kur’ani fisnik gjatë muajit të Ramazanit është njomësi për gjuhën, qetësi për shpirtin dhe aromë për frymëmarrjen.
Leximi i Kur’anit gjatë muajit të Ramazanit na tregon për rëndësinë e tij, për kohën e zbritjes dhe për kujdesin e madh që kishin të parët tanë ndaj Librit të All-llahut, andaj në vetë leximin e tij ngërthen në vete edhe historikun e tij.
Ndërsa nga Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është vërtetuar të ketë thënë: “Lexojeni Kur’anin sepse ai vjen Ditën e Gjykimit si ndërmejtësues për lexuesit e tij.” Ndërsa në një thënie tjetër Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve.” Po ashtu, Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Lexoni kaptinën Ali-Imran dhe El-Bekare, sepse ato të vijnë në Ditën e Gjykimit si dy re, dy vranësira apo si ndarëse nga vapa që do të mbrojnë lexuesin e tyre në Ditën e Gjykimit.” Gjithashtu, është transmetuar nga Profeti (sal-lall. llahu alejhi ve sel-lem) të ketë thënë se: “Kush e lexon Kur’anin duke e zotëruar leximin e tij, do të jetë në shoqëri me kush e lexon duke çaluar në leximin e tij, do të ketë dy shpërblime.”
“Të kemi dëgjuar ty, o Kur’an.
Kur nata ishte e pakujdesshme.
Ti dridhje zemrat e i lartësuar është,
Ai që ty të zbriti.
Me ty çliruam botën
Andaj mëngjesi agoi.
Me ty shëtitëm çerekun e botës.
Dhe atë e mbushëm me shpërblime.
Të parët tanë kur vinte muaji i ramzanit hapin Kur’anin dhe e lexonin atë, e me leximin e tyre shtegëtonin në diturinë e pafund.
Është vërtetuar se Imam Maliku, All-llahu e mëshiroftë, gjatë muajit të ramazanit nuk angazhohej me asgjë tjetër përveçse me Kur’an. Ai hiqte dorë nga mësimi, nga të rinjtë, nga të ndenjurit me njerëz dhe thoshte se ky muaj është muaji i Kur’anit.
Shtëpitë e të parëve tanë gjatë muajit të ramazanit u ngjasonin koshereve të bletëve, ngase shushullima e zërave të tyre në leximin e Kur’anit i ngjasonte shushullimës së bletëve në koshere. Zemrat e tyre mbusheshin me gëzim, fytyrat e tyre me dritë, e mendjet e tyre me njohuri. Ata e lexonin Kur’anin me një lexim të veçantë, ndalonin në urtësitë e tij, qanin nga qortimet e tij, gëzoheshin nga përgëzimet e tij, vepronin nga urdhrat e tij dhe ndaloheshin nga ndalesat e tij.
Është vërtetuar nga Ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] se ai ishte duke lexuar fillimin e kaptinës En-Nisa në prani të Profetit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe se kur arriti tek fjala e All-llahut të Madhërishëm: “E si do të jetë gjendja nëse vijmë nga çdo Ummet me dëshmitarë, ndërsa ty të sjellim dëshmitarë të tyre…”, Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte thënë: “Mjaft tani!” Ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] tregon se kur kishte kthyer kokën, kishte parë Profetin (sallall-llahu alejhi ve sel-lem] duke qarë. Ai ishte shumë i dashur, andaj edhe qante ngase dëgjonte fjalët e të Dashurit të tij.
“Nëse lotët përzihen në vështirësi,
do të kuptohet kush ka qarë njëmend,
e kush është shtirë.
Se ai që njëmend qante
do të gjejë devotshmëri.
Që do ta qetësojë shpirtin e tij.”
Po ashtu, është vërtetuar se Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kishte dëgjuar Ebu Musa Eshariun (radijall-llahu anhu),
ndërsa të nesërmen i kishte thënë: “Sikur të më shihi mbrëmë derisa të dëgjoja se si e lexoje Kur’anin, më të, të është dhënë një zë melodik prej zërave të familjes së Davu. dit. ” Ndërsa Ebu Musa Eshariu [radijall-llahu anhu] i kishte thënë: “Sikur ta dija që ishe duke më dëgjuar, do të këndoja edhe më bukur.”
Kuptimi i përgjithshëm i kësaj është se ai do ta zbukuronte edhe më shumë zërin e tij gjatë leximit të Kur’anit në mënyrë që zëri i tij melodik të ndikonte edhe më shumë dhe të linte gjurmë edhe më të mëdha në shpirtin e Profetit (sallall-llahu alejhi ve sel-lem].
Nga Omeri [radijall-llahu anhu) transmetohet se çdoherë që takohej me shokët e tij i kërkonte Ebu Musa Eshariut [radijall-llahu anhu) që t’i përkujtonte Zotin, e ai fillonte leximin e Kur’anit me zërin e tij të bukur dhe melodioz, duke i bërë të gjithë të qanin.
“Më të vërtetë më bën të qaj zëri i tij.
E si do të ishte gjendja ime sikur syri të shihte Thënësin e tij.
E kur të përmendet Krijuesi i tij, zemrat tona janë të buta,
ndërsa shpirtrat digjen nga malli, sepse njohin madhërinë e Tij.”
E në kohët e vona është ngatërruar dëshira për dëgjimin e fjalës së All-llahut të Madhërishëm. Kanë dalë edhe këto edukata të paedukata, natyrshmëri të panatyrshme dhe kuptime të pakuptimta.
Kur Kur’ani u zëvëndësua me gjëra të tjera, u lejua e ndaluara, u shtuan sprovat, u keqkuptuan gjërat dhe u shkatërruan njerëzit.
Detyra e Kur’anit është që të udhëzojë njerëzit në rrugën e drejtë të All-llahut të Madhërishëm.
Ai është dritë dhe shërim për atë që mbajnë gjokset e njerëzve e, po ashtu, është argument, dituri dhe shkencë.
Ai është gjallëri, jetë, shpirt, shpëtim, lumturi, shpërblim dhe vëndosmëri.
Kur’ani është mësim Hyjnor, ligj qiellor dhe urtësi e pavdekshme.
A do të jetojmë me Kur’anin, gjatë dhe jashtë Ramazanit? A do të kuptojmë madhështinë e Kur’anit në mënyrë që të mbushim jetën tonë me lumturi me Kur’an, dritë të Kur’anit dhe udhërrëfim drejt Kur’anit? A do të veprojmë ashtu?
Aid el-Karni- “30 Mësime për agjëruesit”