-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tensionohet situata në Mal të Zi – kryeministri Krivokapiq akuzon presidentin Gjukanoviq se po prodhon trazira

Më të lexuarat

Disa qytetarë kanë bllokuar rrugën që lidh qytetin e Nikshiqit me kryeqytetin, Podgoricën.

Kjo ka bërë që të reagojë kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i cili ka akuzuar se këto veprime po i nxit presidenti, Milo Gjukanoviq.

“Trazirat që prodhon nuk do të ndalojnë dorën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit! Të dy ligjet e prokurorit dhe vendimi për të ndryshuar kriteret për marrjen e shtetësisë do të miratohen në interes të shtetit të Malit të Zi dhe shtetasve të tij dhe asnjë mbledhje organizuar nga DPS do ta ndalojë atë”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të ndryshme.

“Unë u bëj thirrje qytetarëve të Malit të Zi të jenë të arsyeshëm dhe të mos bien pre e provokimeve të atyre që janë gati t’i sakrifikojnë ata në mënyrë që të mbrojnë kapitalin e tyre”, shkroi ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit