Gjatë Ramazanit, namazi i xhumasë dhe i taravisë mund taë falen në Mesxhid al-Haram në Mekë dhe Mesxhid al-Nebevi në Medinë dhe xhamitë e tjera do të jenë të hapura në përputhje me masat pandemike.
Drejtoria e Përgjithshme e Punëve të Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid-i Nebevi morën vendime të reja në lidhje me numrin e vizitorëve që do të pranohen në Qabe gjatë muajit të Ramazanit në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.
Në këtë kontekst, numri i vizitorëve të përditshëm në Mesxhid al-Haram gjatë Ramazanit u rrit në 50 mijë persona për umre dhe 100 mijë persona për namaz, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite SPA.
Sipas vendimit, personat që vizitojnë Mesxhid al-Haram për të bërë umre ose namaz nga dita e parë e muajit të Ramazanit duhet të kenë vaksinën kundër COVID-19 dhe të marrin lejen e nevojshme nga aplikacionet elektronike të quajtura “Tawakkalna” dhe “Eatmarna” të zhvilluara nga qeveria në kuadër të masave epidemike.
Në lajm nuk u dha asnjë informacion në lidhje me numrin e vizitorëve ditorë të tanishëm në Mesxhid al-Haram.
Arabia Saudite njoftoi se në muajin e Ramazanit, namazi i xhumasë dhe i taravisë mund të falen në Mesxhid al-Haram në Mekë dhe Mesxhid al-Nebevi në Medinë dhe xhamitë e tjera në vend do të jenë të hapura në përputhje me masat pandemike.
Procesi i normalizimit gradual për vizitorët e Umres
Vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, namazi i taravive u fal pa xhemat në Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid en-Nebevi.
Arabia Saudite më 4 tetor 2020 rifilloi vizitat e Umres për ata që jetojnë në vend, pas afërsisht 5 muajve interval të dhënë në kuadër të masave kundër COVID-19.
Ndërkaq më herët u bë e ditur se që nga fillimi i nëntorit 2020 do të fillojnë të pranohen ata që vijnë nga vendi dhe jashtë vendit për umre dhe adhurim.