Autoritetet në Izrael kanë liruar të hënën të burgosurin palestinez, Rushdi Abu Mokh, 58, pas shërbimit të tij për rreth 35 vjet prapa grilave.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Abu Mokh, nga qyteti i dominuar me arabë, Baqa al-Gharbiyye në Izrael, ishte arrestuar në vitin 1986, bashkë me tre kolegë të tij, me akuza për bashkëpunim me një celulë që i përkiste Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP).
Kjo celulë ishte akuzuar për rrëmbimin e një ushtari izraelit dhe për tentimin për ta nxjerrë atë nga territoret palestineze, ku do të përdorej si një shkëmbim për ndonjë të burgosur palestinez.
Abu Mokh ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë izraelite, para se dënimi i tij të reduktohej në 35 vjet në burg.
The sky, the streets, the sand, the fresh air, everything looks familiar to you, but to this old man, it is his first time to see/feel these things in 35 years! The Palestinian Rushdi Abu Mokh has been released today from the Israeli occupation prisons after 35 yrs of detention! pic.twitter.com/0zufCfUmbz
— Quds News Network (@QudsNen) April 5, 2021
Sipas Shoqatës për të Burgosurit Palestinezë, Izraeli kishte refuzuar të lironte Abu Mokh dhe kolegët e tij në ndonjë shkëmbim të të burgosurve me grupet palestineze të rezistencës.
Siç thuhet më tej, Izraeli ende mban 25 palestinezë, të cilët ishin arrestuar dhe burgosur para marrëveshjes së Oslos.