-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

OBSH-ja kërkon donacion “urgjent” të vaksinave për vendet e varfra

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) apeloi të shtunën për donacion “urgjent” të vaksinave antiCOVID për 20 vende të kërcënuara nga pandemia e koronavirusit, të cilat ende nuk ka siguruar dot asnjë prej vaksinave të disponueshme.

Duke u bërë thirrje shteteve të pasura, OBSH-ja tha se këto vende duhet të veprojnë “në përputhje me përgjegjësitë e tyre”.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, deklaroi gjatë konference virtuale për shtyp nga Gjeneva se 20 vendet në fjalë kanë nevojë urgjente për 10 milionë doza, për një program të shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Programi për Qasje Globale në Vaksinat kundër COVID-19 (COVAX) është gati t’i furnizojë këto vende me vaksina, por ne nuk mund të shpërndajmë vaksina që nuk i kemi”, tha ai duke paralajmëruar se gara e vaksinave po ngadalëson furnizimin në mbarë botën.

COVAX-i synon të garantojë shpërndarje të barabartë të vaksinave në të gjithë botën, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Marrëveshjet bilaterale, ndalimet e eksportit dhe nacionalizmi i vaksinave kanë prishur balancën e tregut me pabarazi të mëdha mes kërkesës dhe ofertës”, theksoi Ghebreyesus.

“Dhjetë milionë doza nuk janë shumë dhe kurrsesi nuk janë as të mjaftueshme”, shto ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit