Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu është takuar me ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu dhe Wang zhvilluan një takim dypalësh dhe ndërmjet delegacioneve në Ministrinë e Jashtme të Turqisë.
Në një fjalim të shkurtër para takimit ndërmjet delegacioneve, Çavuşoğlu tha se do të jenë të kënaqur që presidenti i Kinës, Xi Jinping të vizitojë Turqinë dhe se me këtë rast dëshirojnë t’i rrisin marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik gjithëpërfshirës.
Çavuşoğlu ndau informacionin se edhe Takimi i Mekanizmit Konsultativ i Ministrave të Jashtëm do të realizohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse në një datë në të ardhmen.
Më pas Çavuşoğlu dhe Wang vizituan ekspozitën e fotografive që tregon bashkëpunimin mes Turqisë dhe Kinës në fushën e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).