Presidenti i ri i Serbisë Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se përkundër rëndësisë që kanë integrimet evropiane për vendin, për atë Serbia është më e rëndësishme se Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se BE-ja është rruga e ardhmërisë së Serbisë. “Por, kemi obligim kushtetues ta ruajmë Kosovën dhe në atë hapësirë të ngushtë do të kërkojmë rrugë të sigurit për Serbinë”, ka theksuar Nikoliq.
Duke komentuar reagimin e mundshëm si komandanti suprem i Ushtrisë së Serbisë, sikur institucionet e Kosovës do të niseshin me dhunë ta integronin veriun e Kosovës, Nikoliq ka shfaqur bindjen se kjo nuk do të ndodhë.
”Lufta nuk është opsion që e kam të afërt dhe do të bëjë çdo përpjekje të evitojë çdo lloji të konfliktit apo të futjes së Serbisë në zgjidhjen me armë të atij problemi. Jam i sigurt se edhe bashkësia ndërkombëtare nuk do të rri duarkryq, sepse kjo do të ishte situata e cila do të gjeneronte një varg të problemeve vështirë të zgjidhura”, ka theksuar Nikoliq.
Ai ka shprehur bindjen se do të gjendet zgjidhje dhe me mjete paqësore do t’i mbrojë interesat dhe sigurinë e popullit serb në Kosovë./BS/kohaislame