Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, do të mbajë sot mbledhjen ceremoniale, pak pasi që Kurti të marrë detyrën nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti.
Siç bëhet e ditur në agjendën e kryeministrit, ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës do të bëhet në orën 10:00, ndërsa mbledhja ceremoniale do të nis në orën 11:30.
Si kryeministër, Kurti vizitën e parë do ta bëjë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Kjo vizitë do të zhvillohet në orën 13:00.
Zyrtari i parë i lartë që do të takohet me të është ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog. Takimi do të nisë në orën 14:30.