Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 21.030 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 934 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,97 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 29.864, me 87 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.
Gjithashtu, 18.119 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,78 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 35,97 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 187.859 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.547.
Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 13 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 5 milionë dozat e dyta.