1. Në kuzhinë, kujdes nga kontaminimet e ushqimeve nga njëri-tjetri!
Mbajini ushqimet e freskëta e të pagatuara të ndara nga ushqimet që nuk kërkojnë gatim të ndara nga njëri-tjetri, në mënyrë që të mos kontaminojnë njëri-tjetrin. Ushqimet ende të pagatuara janë shpeshherë mbajtës bakteresh, të cilat mund të përhapen shumë shpejt tek ushqimet që janë në kontakt me to. Kujdes! Bakteret mund të përhapen edhe tek enët tuaja të gatimit, prandaj është mirë t’i lani me kujdes enët pas çdo përgatitjeje ushqimi. Dhe mos harroni t’i lani mirë duart përpara se të filloni gatimin.
2. Frigoriferi duhet të jetë në temperaturën 5°c
Përpara se të vendosni ushqimet në frigorifer, sigurohuni që temperatura të mos jetë mbi 5°c (nëse është më e ulët, nuk ka problem). Në mënyrë që ushqimet të mirë-konservohen, frigoriferi nuk duhet të jetë i tejmbushur, për të bërë të mundur që të qarkullojë ajri i freskët, duke i mbajtur kësisoj ushqimet të ftohta. Mbajini disa nga perimet në enë hermetike në frigorifer. Disa perime të tjera konservohen shumë mirë në akull, nëse kalohen në ujë të valuar.
3. Arti i përgatitjes së mishit të shpendëve
Nëse mishi i shpendit është i grire, lëreni të shkrijë ngadalë në frigorifer ose lëreni në temperaturë stabël dhe jo tepër të lartë të ambientit. Në frigorifer, lëreni mishin e shpendit të shkrijë nga 10 deri në 12 orë për çdo kg. Në kuzhinë, në temperaturë ambienti (20°c), lëreni mishin e shpendit të shkrijë dy orë në kg. Mishi i shpendit është i shkrirë, kur nuk ka kristale akulli në brendësi dhe kur mishi është i butë kur i vini pirunin. Pasi është shkrirë, mbajeni mishin e shpendit në frigorifer derisa të filloni gatimin.
4. Gatimet e bufesë nuk duhet të bëhen shumë përpara
Të gjitha ushqimet e bufesë duhet të mbahen në frigorifer përpara se të konsumohen. Ushqimet e gatuara që duhet të serviren të ftohta, duhet të vihen sa më shpejt në frigorifer (mundësisht brenda një ore pas përfundimit të gatimit të tyre.). Për ta ulur më shpejt temperaturën e tyre përpara se të futen në frigorifer, vendosini në enë të vogla dhe futini në një enë jo të thellë me ujë të ftohtë.
Kujdes! Nëse i lini ushqimet të ftohen në temperaturën e ambientit, ato rrezikojnë të kontaminohen nga bakteret.
5. Si duhet vepruar me ushqimet e mbetura?
Vështirë të parashikohet se sa ushqim do të konsumoni. Të nesërmen mund t’ju mbeten shumë ushqime. Për të evituar helmimin nga ushqimet, ndajini në racione të vogla dhe futini në frigorifer menjëherë pas mbarimit të vaktit. Konsumojini ushqimet të shumtën brenda dy ditëve dhe ngrohini mirë përpara se t’i hani, por mos i ngrohni më tepër se një herë, në mënyrë që të evitohet përhapja e baktereve.
Nëse doni të mbani në akull një pjesë të mishit të shpendit, priteni mishin dhe hiqini kockat dhe mos e lini mishin më shumë se dy deri në tre muaj përpara se ta përdorni.