1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Rreth 500 familje në muaj aplikojnë për ndihma sociale

Më të lexuarat

Kosova vazhdon të përballet me nivel të lartë të varfërisë. Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, për vitin 2011, varfëria e përgjithshme ka arritur afër 30 për qind, kurse varfëria ekstreme mbi 10 për qind.
 
Për të gjetur një zgjidhje për zbutje e gjendjes së rënde sociale, shumë familje alternativë të vetme kanë ndihmat sociale nga shteti.
 
Kështu që vetëm për një muaj rreth 500 familje aplikojnë për herë të parë për asistencë sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë në një deklaratë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë, Muhamet Gjocaj, zyrtar në këtë ministri.
 
Këto shifra dëshmojnë më së miri nivelin e lartë të varfërisë dhe papunësisë, thotë drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” Ibrahim Rexhepi.
 
Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Isa Tahiri, thekson shkalla e lartë e papunësisë, rënia e investimeve dhe remitencave në Kosovë, ka bërë që shumë familje adresën e vetme të kenë Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
 
Në listën e asistencës sociale figurojnë mbi 26 mijë familje, të cilat marrin nga 40 deri 120 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve. Por, që autoritetet kompetente tashmë kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësitë që të rritet shuma e ndihmave sociale për këtë kategori të shoqërisë.
 
Sipas të dhënave zyrtare, konsumi vjetor për kokë banori është 1,402 euro, që i bie jo më shumë se 116 euro në muaj, ndërsa konsumi për ekonomi familjare është 7,625 euro, që në muaj është 635 euro.
 
Po, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për 23 për qind të qytetarëve, burimi kryesor i të ardhurave të ekonomive familjare, janë pagat nga sektori publik, kurse 45 për qind të buxhetit familjar e shpenzojnë në ushqim dhe pije joalkoolike./gf
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit