Rreth 1000 gazetarë janë akredituar në panairin i cili ka startuar për herë të parë në vitin 1900.
Ka hapur dyert panairi i 115-të i automobilave, panair ky që cilësohet si një nga evenimentet më të mëdha të këtij lloji, raporton Anadolu Agency (AA).
Panairi i automobilave ka një interes shumë të lartë nga dashamirësit e automjeteve. Ai hapi dyert fillimisht për mediat në Manhattan, në qendrën e panaireve, Javits Center. Në panair pritet të ketë rreth 60 lloje të reja automjetesh, ndërkohë koncepti i motorëve me energji elektrike tërhoqi shumë vëmëndje.
Në panair ka rreth 1000 automjete duke filluar nga kategoria e atyre luksoze deri tek ato me veçori të larta teknologjike. Ndërkohë që makinat e mëdha janë në plan të parë, por edhe grupet e automjeteve që do të jenë të pranishme kryesisht janë të klasifikimeve të mesme dhe ato familjare.
Nga ana tjetër theksohet se rreth 1000 gazetarë janë akredituar në panairin i cili ka startuar për herë të parë në vitin 1900. Ky panair çdo vit shkruhet ose citohet nga më shumë se rreth 2 miliardë media, duke përfshirë këtu, televizionet, radiot, uebfaqet, gazetat dhe revistat.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth një milion persona. Ndërkohë që bileta e hyrjes për të rriturit është 16 dollar. Panairi do të hapë dyert ditën e premte për vizitorët.