-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

KJO NGJARJE…

Më të lexuarat

Flet për historinë e një fëmije të pastër si bora…i cili lindi jetim dhe kjo ndjenjë vetmie e shoqëroi atë dhe fëmijërinë e tij nëpër rrugicat e Mekës dhe rrugët e saj. E bëri të shijonte idhtësinë, duke e pikëlluar në familjen dhe të dashurit e tij.
Muhamedi (alejhi selam) rritej dhe bashkë me të shtohej edhe vetmia, por në udhët e jetës ai zbuloi bonjakëri më të madhe se ajo e vetja, zbuloi brenga më të rënda se brengat e tij, sepse e gjithë toka kishte mbetur jetime dhe njerëzimi rënkonte nga pikëllimi dhe mërzia që i merte frymën.

Gadishulli arabik ngjante me një pyll të mbushur me idhuj. Ishte kthyer në lugina që rridhnin gjak të pafajshmish, zakonesh të vjetra dhe tradita të çoroditura.
Si duhej të vepronte para gjithë kësaj?! Çfarë mund të bënte në lidhje me këtë? Çfarë tjetër përpos veçimit prej njerëzve, vetmisë, largimit dhe vendstrehimit (në shpellën Hira). Atje do ti lutej Zotit me përgjërim dhe do ta thërriste nëpërmjet monotezimit dhe duasë (lutjes).
Në atë vetmi ndjenjash, atje lart mbi shpellë, i erdhi shpallja (profetësia) të cilën ai e mbarti dhe bashkë me të zbriti për në Mekë për tek populli i tij për tjua kumtuar dhe për ti përgëzuar. Ai priste përgjigjen… Por përigja i vjen jo si e priste dhe e dëshironte.. përgjigja erdhi në formë kamzhiku dhe një furie sharjesh dhe përgënjeshtrimesh, paçka se më parë e kishin emërtuar si njeri besnik!
Si u soll ky burrë besnik me këta njerëz?
Përgjigja do të vinte pas më shumë se pesëdhjet vitesh ekperience në artin e etikës dhe sjelljes me tjetrin.. Etikë të cilën ai e gdhendi jo vetëm në zemrat e atyre që e rrethonin, por edhe në zemrat e atyre muslimanëve që do të shkelnin mbi këtë tokë deri në ditën e kiametit.
Përgjigja do të ishte “SIRA” (jetëpërshkrimi i tij) që nuk i përket vetëm kohës së shkuar, por pishtar që rrezaton diejt e jetës dhe gjak që rjedh nëpër kapilarët e brezave të ardhshëm.
Historia e tij në Mekë është realiteti i këtij rizgjimi që drodhi këndet e tokës në të gjitha distancat e saj të largëta. Ky rizgjim duhej patjetër të pinte nga burimi prej të cilit ai piu në Mekë dhe duhet të ndizej me pishtarin e saj të pavdekshëm, përndryshe mund të kthehej në pluhur të cilin e shpërndajnë erërat.

“Historia e Profetit Muhamed siç është përcjellë në transmetimet e sakta” Shkroi: Ahmed Suejani

Përktheu: Fatjon Isufi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit