3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shteti demokratik SHBA do të ndalojë shkarkimin e platformës kineze TikTok duke nisur nga e diela

Më të lexuarat

Departamenti i Tregtisë pritet që të kufizojë eksesin në platformat kineze TikTok dhe WeChat nga e diela.

Lëvizja e radhës pritet pasi urdhrat ekzekutive të dhëna nga administrata Trump kundër dy aplikacioneve pritet që të hyjnë në fuqi.

Departamenti njoftoi të premten se duke nisur nga e diela, çdo lloj lëvizjeje për të shpërndarë apo mbajtur WeChat apo TikTok në “App store” do të jetë e ndaluar.

Apple dhe Google nuk kanë dhënë një përgjigje ende lidhur me këtë kërkesë.

Përdoruesit që i kanë të shkarkuara këto aplikacione mund t’i mbajnë në celularët e tyre, por për ta nuk do të ketë versione të përditësuara.

“I vetmi ndryshim i vërtetë duke nisur nga mbrëmja e së dielës është se përdoruesit nuk do të kenë akses në versionet e përditësuara, apo në mirëmbajtje,” u shpreh për Fox Business Sekretari i Shëndetësisë Wilbur Ross.

Po ashtu, duke nisur nga e diela, do të jetë e paligjshme mbajtja ose transferimi i trafikut të internetit të lidhur me WeChat, tha Departamenti në një njoftim.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për TikTok që nga 12 nëntori, shtoi ai.

Presim të shohim a do të reagojnë organizatat për të drejtat e njeriut, lidhur me këtë ndalesë se a futet në të drejtat e njeriut, njejtë siç u akuzua nga organizatat për të drejtat e njeriut Turqia kur ndalojë disa rrjete sociale, që përhapnin dezinformata dhe nxisnin urrejtje mes popullit turk,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit