2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Loja e rrezikshme e fëmijëve “Jonathan Galindo”, si të shmanget

Më të lexuarat

Një tjetër lojë e rrezikshme, si ajo e Balena Blu e cila ka çuar fëmijët drejt vetëvrasjes, është rishfaqur së fundmi. Bëhet fjalë për lojēn ‘Jonathan Galindo’, e cilësuar si përbindëshi i ri i fëmijëve.

Psikologia Lediona Braho në ‘Abcnews’ ka dhënë këshilla për prindërit dhe fëmijët.

Mirgen Vataj nga Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë Alo 116 ka bërë edhe një herë thirrje për t’u mbrojtur nga kjo lojë, duke mos anashkaluar asgjë në internet.

“Kanë raportuar disa fëmijë shqetësimet e tyre të aktiviteteve online. Besoj që policia ka bërë edhe një qasje të mirë besoj. Por që ka mbërritur në Shqipëri, ka mbërritur. Mund të dërgojë dikush një link me emrin Jonathan, në qoftë se me Balenën Blu e kemi hasur ndryshe, tani mund ta gjejmë edhe me tik-tok. Pra, ai kishte kërcënuar se dinte emrin babait në qoftë se nuk vazhdonte nivelin tjetër të lojës. Të paktën në Shqipëri mesa mbaj mend unë me balena blu, moshatarët paraqiteshin si balena blu dhe bullizonin shokun e tyre.

Normal që për ne është shqetësuese, pasi qëndrimi në ekrane fillon herët. Ajo çfarë tregojnë studimet, fëmijët fillojnë që në moshën 3 muajshe, pra bebe të rrinë para ekraneve. E rëndësishme është që prindërit kujdestar që merren me fëmijët kanë nevojë dhe përpiqen të rekomandojnë botën e fëmijëve. Pra nuk është mirë që një qasje kufizuese, si hiqe nga dora celularin. Pasi fëmijët rrinë në rrjetet sociale, ata përdorin video lojëra. Por mundohuni që t’i përdorni për argëtim.

Prindi duhet të shohë se kur fëmija ka hyrë online. Ai që shpërndan lojën është komunitet. Jonathan është një njeri i maskuar si qen dhe të fton të marrësh pjesë në një lojë. Përderisa qëllimi i lojës është që fëmijët të bëjnë vetëvrasje do të thotë që kemi të bëjmë një gjë shumë të rrezikshme’’ u shpreh ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit