Rreth 12 mijë ushtarë izraelitë janë në karantinë për shkak të dyshimit të infeksionit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite njoftoi se 568 ushtarë janë konfirmuar se kanë kontraktuar koronavirusin.
Infeksionet midis ushtarëve izraelitë janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i qershorit, pasi Izraeli u godit nga një valë e dytë e shpërthimit të koronavirusit.
Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 38.670, përfshirë 362 vdekje.
Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi në mbarë botën ka vrarë pothuajse 570 mijë njerëz.
Sipas shifrave nga Universiteti amerikan John Hopkins, SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë vendet më të prekura nga pandemia COVID-19.
Të dhënat tregojnë se deri më tani mbi 7.1 milionë persona në mbarë botën, respektivisht më shumë se gjysma e të gjithë personave të infektuar me koronavirus janë shëruar.