2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Zemaj falënderon Tërnavën për angazhimin e BIK-ut në luftën kundër Covid-19

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj priti sot në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiun Naim Tërnava, i cili ishte i  shoqëruar nga Kryeimami,  Sabri Bajgora.

Në këtë takim, Ministri Zemaj shprehu falënderimin për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19.

Në komunikatën ministrore thuhet se ministri Zemaj dhe myftiu Tërnava e vlerësuan si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19 dhe mbrojtjes nga ky infeksion.

Muftiu Tërnava tha se BIK dhe këshillat e saj kanë qenë shumë të përkushtuara që t’i ndihmojnë institucionet dhe popullatën në zbatimin e masave të ndërmarra duke e njohur rëndësinë e madhe që ka kontributi i secilit në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës.

Ministri Zemaj dhe Myftiu Tërnava i bën thirrje popullatës që të bëjnë kujdes maksimal duke iu përgjigjur zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të IKSHPK-së për të ruajtur veten dhe të tjerët në këtë kohë të sfidës me pandeminë Covid-19.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit