Vendimi presidencial me të cilin Hagia Sophia hapet për lutje dhe është nën juridiksionin e Drejtorisë për Çështje Fetare të Turqisë (Diyanet) u botua në Gazetën Zyrtare të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi thekson se Gjykata Supreme e Turqisë anuloi vendimin e Këshillit të Ministrave nga viti 1934, i cili e ktheu Hagia Sophia nga xhami në një muze.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, së bashku me mesazhin “Fat të mbarë!”, tha se me lutjet e së premtes në 24 korrik, Hagia Sophia do të hapet zyrtarisht për lutje.
Pas vendimit të përmendur, një numër i madh i qytetarëve të Stambollit u mblodhën para Hagia Sophia për të dëshmuar këtë moment historik. Ata pritën me entuziazëm thirrjen e ezanit të parë aty pas 86 vjetësh. /tesheshi.com/
https://www.youtube.com/watch?v=a1Kiv5yHKvA&feature=emb_title