3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Në Xhamu dhe Kashmir muslimanëve u ndalohet të mblidhen, hindusëve u lejohet adhurimi

Më të lexuarat

Përderisa të gjitha aktivitetet sociale dhe fetare janë ndaluar në rajonin Xhamu dhe Kashmir të Indisë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) është lejuar që mijëra hindusë të vizitojnë një shpellë në një zonë për adhurim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga administrata e Xhamu dhe Kashmirit thuhet se janë ndaluar të gjitha mbledhjet dhe aktivitetet sociale dhe fetare për shkak të COVID-19.

Ndërkohë, hindusëve iu lejua vizita për të kryer ritet fetare në shpellën Amarnath në rajonin Phalgam.

Zyrtarët njoftuan se vizitat në shpellë do të kufizohen me nga 500 hindusë në ditë dhe se në fund të muajit do të fillojnë vizitat. Periudha kohore e vizitës është ulur nga 42 në 15.

Dhjetëra mijëra hindusë çdo vit e vizitojnë shpellën që ndodhet në një lartësi prej 3.888 metrash, e cila posedon një simbol të shenjtë për hindusët të quajtur “Shiva lingam”.

Ekspertët shëndetësorë në Xhamu dhe Kashmir tërhoqën vëmendjen se mund të rriten rastet me COVID-19 pasi rajonin do ta vizitojnë mijëra njerëz nga vende të ndryshme të Indisë.

Një doktor i cili dëshiroi të mbetet anonim në deklaratën për AA tha se në Xhamu dhe Kashmir janë raportuar mbi 8.000 raste me COVID-19 dhe se në 3 ditët e fundit kanë humbur jetën mbi 20 persona nga pandemia.

Sipas lajmit në kanalin NDTV, numri i rasteve në Xhamu dhe Kashmir është rritur në 8.429 ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 132 persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit