9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

A marr gjynah nëse i përshendes ata pa ndonjë qëllim?

Më të lexuarat

Pyetja:

E di që përshëndetja me dorë e meshkujve që nuk i njoh është e ndaluar (haram), por a marr gjynah nëse i përshendes ata pa ndonjë qëllim, vetëm pse në vendet tona kjo është traditë. A kam gjynah për këtë apo jo?

Përgjigja:

 Me të vëretë qëllimi në vepra është një nga gjërat esenciale, që do të thotë se nëse një vepër veprohet apo ndalohet veprimi i saj pa e pasë qëllimin e caktuar nuk do të ketë shpërblim. Nëse ndalesat të cilat kanë ardhur në Kuran dhe në hadithe në formë të prerë, atëherë  ato duhet të merren ashtu siç kanë ardhur, duke mos i`u paraprirë atyre qëllimi, si p.sh. marrja e pasurisë së tjeterkujt me qëllim që ne të mos i shfryezojmë ato për nevojat tona po për ndihmë të të varfërve, pra këtu nuk merret parasysh qëllimi i ndershëm, për arsye se vepra është e ndaluar dhe kërkohet nga ne të ndalohemi nga ajo. Ndalesa qe ka ardhur për përshëndetjen e meshkujve të huaj është ndalesë  përgjithshme dhe nuk merret parasysh qëllimi  nëse është i mirë apo jo. (Klubi Kulturor)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit