5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Naseri i kthen 825 euro Gjokicës i cili i kishte humbur në Shkup së bashku me dokumentet personale

Më të lexuarat

Maqedonia ka shumë ndasi që shpesh kanë bazë në përçarje të politikës por edhe çështje tjera, duke u bazuar në prejardhjen kombëtare dhe fetare mes qytetarëve.

E kjo ngjarje që tregohet nga qytetari me emrin Naser tregon se njerëzit në fakt mund edhe të jetojnë më mirë, nëse duan.

“Isha në Ramstore (qendër tregtare), dhe sa dola deri tek parkingu para veturës sime gjeta një çantë. Nga kureshtja e hapa dhe brenda gjeta një kuletë me dokumente personale dhe kartela bankare, dhe një zarfë me 675 euro dhe 9000 denarë (afër 150 euro). Sipas letërnjoftimit gjeta adresën dhe shkova në lagjen Kisella Voda në rrugën Vera Josiq. Pa hamendje e kërkova pronarin e çantës. Ai nuk ishte në shtëpi dhe i luta fqinjët që ta thirrin në telefon. Ai erdhi për 10 minuta, së bashku me familjen. E pyeta a ka humbur diçka? Po, po tha një çantë. Edhe më, nuk dinte çka të thonte prej lotëve të gëzimit. Emrin e kishte Gjokica, djal i ri dhe njeri familjar. Më tha se nuk i besohet se ja kam dërguar çantën deri në shtëpi. Më pyeti kush jam, i thash se jam Naseri nga Çairi. Më ofroi 100 euro si dhuratë duke mu lutur që t’i marr e të qeras famijen me një drekë” shkruan mes tjera Naseri nga Çairi.

Në fund, Naseri thotë se njerëzit duhet të ndahen në të mirë dhe të këqinj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit