-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ahmeti nënshkruan në Londër marrëveshjen për infrastrukturë me Bankën Evropiane

Më të lexuarat

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga Londra ka treguar se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës në kryeqytet.
 
“Pas një numri të takimeve e studimeve të dy organizatave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Komuna e Prishtinës nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zhvillimin e infrastrukturës në komunën tonë”, ka shkruar Ahmeti, në profilin e tij në Facebook.
 
“Gjatë takimeve dhe nënshkrimit në Londër u dakorduam për inicimin e disa projekteve në pesë fusha, pjesë e të cilave është edhe projekti i Trafikut Urban që tash më është në zhvillim e sipër. Drejtori menaxhues për infrastrukturë në BERZH, Thomas Maier dhe drejtues të tjerë të lartë të BERZH që u takuam shprehen gatishmërinë për t’i qëndruar pranë Prishtinës edhe me studimet e nevojshme edhe me financimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore”, ka shtuar më tej Ahmeti, duke falënderuar punonjësit në Komunë që mundësuan këtë marrëveshje.kohaislame
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit