Imami Labinot Maliqi nga Prishtina përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se xhamitë në Kosovë hapen më datë 14 Maj. Ky është një lajm i gëzueshëm për besimtarët musliman që menzi e kanë pritur këtë ditë për të kryer adhurimet dhe ritet e tyre gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
Në një njoftim nga BIK-ut për imamët, thuhet kështu:
Eselamu alejkum
Te nderuar efendiler lusim Allahun xh.sh.qe te jeni mirë të keni agjërim të lehtë dhe të pranuar.
Kerkojmë nga imamet e nderuar dhe muezinet që xhamitë të jenë të hapura dhe te qëndroni në to nga data 14.05.2020 – 23.05.2020, prej ores11-19,që të jemi në sherbim të xhematlinjëve të cilët vin për të bër pagesat e Sadakatul Fitrit,Zeqatit dhe antarsinë,si dhe sherbimeve te tjera fetare.
Allahu na ndihmoft dhe na e pranoft agjerimin dhe adhurimin!