-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Gruaja e ambasadorit Kosnett: Lirimi i shtetit të kapur është i mundur, Kurti ka të drejtë – I reagojnë edhe qytetarët në Facebook

Më të lexuarat

Alison Kosnett, gruaja e ambasadorit amerikan në Kosovë,  Philip Kosnett, ka komentuar rreth ç’kapjes së shtetit të Kosovës, për të cilën gjë ka thënë se është i mundur.

Kosnett duke komentuar rreth një intervistë të kryeministrit Albin Kurti, ka thënë “Ai ka të drejtë, ç’kapja e shtetit të Kosovës është e mundur”.

Pyetjes në profilin e saj në Facebook, se kush është ai që ka të drejtë, Alison është shprehur se ai është “kryeministri në detyrë, Albin Kurti”.

Në profilin e saj në Facebook ka pasur edhe komente tjera.

Gazetarja Jeta Xharra, pas këtyre komenteve të Alison, i ka shkruar se a mund t’ia transmetoj këtë burrit të saj, ambasadorit Philip Kosnett.

I menjëhershëm ishte reagimi i gruas së ambasadorit, e cila u përgjigj “po, çdo moment”.

Alison Kosnett më tej në përgjigjet e saj për komentuesit tjerë thotë se ka nevojë për më shumë përgjegjësi dhe transparencë dhe të gjithë duhet ta ngritin zërin për këtë.

“E ardhmja e Kosovës kërkon zërin e gjithsecilit, e jo vetëm të Albinit”, shkruan ajo.

Por, një ditë para rrëzimit të Qeverisë Kurti, ambasadori Kosnett kishte mbështetur seancën për mocionin e mosbesimit.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se i vjen mirë që në Kuvendin e Kosovës, do të mbahet seanca për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ambasadori kishte pohuar se është e rëndësishme që të gjitha institucionet e Kosovës ta respektojnë Kushtetutën.

“Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, kishte shkruar Kosnett në Twitter.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit